Krijoni Identitetin Tuaj

Çdo biznes duhet të krijojë një brand/markë që mund të mbetet në mendjen e të gjithëve. Një brand është një emër, simbol, model ose një imazh që identifikon një biznes unik dhe që mund ta diferencojë atë në të gjithë tregun.

Një markë e fortë do të thotë se sa mirë një konsumator mund ta njohë dhe identifikojë markën tuaj pa parë emrin e biznesit tuaj - përmes simbolit, logos ose etiketës tuaj. Ky koncept shkon njëkohësisht me rikujtimin e markës, e cila është aftësia për të menduar për një markë pa ndonjë identifikues vizual ose dëgjimor.

WebMarketing.al - Web Marketing Albania - Web Design & Internet Marketing - Faqe Interneti - Online Marketing - Graphic Design - Tirana Albania.
Krijimi dhe Menaxhimi i Brandit

Për të krijuar një brand të fortë që do të ndihmojë biznesin tuaj të admirohet, mbahet mend dhe të preferohet, ju duhet të zgjidhni një ekip profesional për të menaxhuar të gjithë imazhin tuaj. Menaxhimi i brandit i referohet procesit të krijimit dhe mirëmbajtjes së brandit tuaj. Ai përfshin elementë menaxhues të brandit tuaj si: emri, logo, simboli dhe reklamimi.

Brandi juaj është një pasuri e gjallë, që merr frymë, jeton dhe duhet të menaxhohet si e tillë.

Shërbimet Tona Mbi Brandin
Logo Design

Shërbimi kryesor që ne ofrojmë në krijimet e brandit është dizenjimi i logos. Fillimisht kërkojme të njohim idenë tuaj, më pas fillojmë punën për të krijuar disa shembuj bazuar në idenë tuaj. Shembulli që ju dëshironi do të përsoset derisa të arrihet rezultati i dëshiruar. Logo do të integrohet në website, kartvizita, banera dhe rrjetet sociale.

Banner Design

Një prezantim i mirë dhe i domosdoshëm i brandit tuaj të biznesit është përdorimi i një kartvizite, broshure ose baneri. Nëse i lini dikujt një kartvizitë ose broshurë, ajo që do të tërheqë më shumë vëmendjen është paraqitja e saj. E njëjta gjë ndodh me një baner që mund të shikohet shpesh online. Një dizajn i mirë tregon një paraqitje serioze.

Full Branding

Krijimi i brandit të plotë është një paketë e plotë e ideimit, dizajnit dhe prezantimit online të markës suaj. Gjithçka fillon me marrjen e idesë suaj fillestare dhe zhvillimin profesional nga ekipi ynë. Paketa përfshin krijimin e logos, sloganit dhe imazhit themelor, të cilat implementohen në struktura të tilla si website, kartvizita, banera dhe rrjetet sociale.

Filloni Projektin Tuaj

Ne do tju ndihmojmë për të arritur qëllimet dhe për të rritur biznesin tuaj.

Kontakto